LAJMI I FUNDIT:

Mozzik, duet me një ‘këngëtare shumë të bukur’ (Video)

Mozzik, duet me një ‘këngëtare shumë të bukur’ (Video)

Reperi i suksesshëm i labelit On Records, Mozzik, ka paralajmëruar një duet me një këngëtare, të cilën e ka etiketuar si “shumë të bukur”.

“Kam një bashkëpunim me një femër shumë të bukur… është shumë e bukur… Unë pjesët e mia i kam përfunduar , tash ka mbetur edhe ajo t’i përfundojë. Nuk e di kur del, këtë vit apo vitin tjetër”, ka treguar ai për Elite Zone të Tribuna Channel.


Premierë: Mozzik publikon "Me hile" (Video)
Lexo po ashtu Premierë: Mozzik publikon "Me hile" (Video)

Sa i përket jetës së tij private, reperi nuk i ka mohuar flirtet eventuale me kolege, ndërsa ka thënë se aktualisht nuk është në lidhje.

“Jo ndonjë lidhje serioze nuk ka, nëse ka me siguri do të merret vesh”, ka thënë Mozzik. /Telegrafi/