Poetja Mimoza Ahmeti vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjen e saj në Ferma VIP 3.

Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj, i cili ka një problem shëndetësor.


Moza tani ka treguar më shumë detaje për këtë në një bisedë me Zhakun dhe Kostanën.

Foto: YouTube

Fermerja tregon sakrificën që ka kaluar, teksa shton se për problemin që partneri i saj ka, mund të trajtohen në Evropë, por është çështje parash.

“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë", tha ajo.

"Në Evropë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”.

“I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta komplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”, u shpreh mes tjerash. /Telegrafi/