LAJMI I FUNDIT:

Moussa Wague edhe një adut i fortë i Valverdes te Barça

Moussa Wague edhe një adut i fortë i Valverdes te Barça

Pasi u raportuar se ka siguruar shërbimet e Jeison Murillos, i cili nga viti i ardhshëm pritet t’i jap oksigjen Gerard Piques dhe Clement Lenglet, Barca planifikon të hyjë në Ligën e Kampionëve edhe me Moussa Wague.

Kjo u konfirmua nga Ernesto Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Celta de Vigos, ku u mor në pyetje nga mungesa e pranisë së lojtarëve të ekipit të parë.


Senegalezi, i cili verën e kaluar u bë afrikani më i ri që la shënuar një gol në Kupën e Botës, mund të bashkohet me Riqui Puig, Mirandën në ndeshjen e Copa del Rey, ku ‘Txingurri’ planifikon t’i japë pushim lojtarëve titullarë.

Wague i është bashkuar Barça B nga klubi belg i KAS Eupenit. Ai debutoi vonë shkaku i problemeve burokratike që gjithashtu e penguan të regjistrohej në ekipin e parë.

Tani, duke ndaluar çdo pengesë të minutës së fundit, do të jetë në gjendje të luajë kur trajneri e sheh të përshtatshme.

Ai është një lojtar i shpejtë, me sens sulmuesi dhe do të kombinohej me Sergi Roberton dhe Semedon në pozicionin e krahut të djathtë. /Telegrafi/