LAJMI I FUNDIT:

Mourinho zbulon mesazhin që ia kishte dërguar Dybalas kur ishte te Juventusi

Mourinho zbulon mesazhin që ia kishte dërguar Dybalas kur ishte te Juventusi

Jose Mourinho është plot lëvdata për Paulo Dybalan, Tammy Abrahamin dhe Roger Ibanez pas fitores 3-0 të Romës ndaj Monzas, duke zbuluar gjithashtu mesazhin që i kishte dhënë La Joyas në Juventus sezonin e kaluar.

Giallorossët mbeten të pamposhtur, kanë pësuar vetëm një gol në katër ndeshje dhe në këtë moment janë në krye të tabelës pas fitores 3-0 ndaj Monzës.


Dybala e përfundoi ndeshjen me një dygolësh në pjesën e parë, e ndjekur nga një goditje me kokë të Roger Ibanez në pjesën e parë.

Spektakël i Dybalas, Roma nënshtron Monzan në ‘Olimpico’
Lexo po ashtu Spektakël i Dybalas, Roma nënshtron Monzan në ‘Olimpico’

Mourinho dhe Dybala u panë duke qeshur kur sulmuesi u zëvendësua, kështu që çfarë i thanë njëri-tjetrit?

“Sezonin e kaluar, kur Juventusi luajti këtu në Olimpico dhe ai u zëvendësua, unë i thashë: ‘Ti je shumë i mirë, djalosh’. Kështu që sonte thashë të njëjtën gjë. Ne buzëqeshëm sepse kujtuam se ai tashmë po shënonte në këtë stadium”, shpjegoi Mourinho për DAZN.

“Shpesh merr talent që është i izoluar brenda ekipit, por Paulo është një talent i madh që luan me dhe për ekipin. Edhe pse nuk është ndërtuar për këtë, ai ndihmon në mbrojtje me punë të jashtëzakonshme”.

Dybala yll i mbrëmjes: Roma 3-0 Monza, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Dybala yll i mbrëmjes: Roma 3-0 Monza, notat e lojtarëve

“Ai ka një histori lëndimesh, por ai është duke u përmirësuar tani. Mendoj se kjo është një shenjë e asaj që do të vijë në Katar për Kupën e Botës. Ndoshta Lionel Scaloni duhet të më dërgojë disa shishe verë, sepse ai do të ketë një lojtar fantastik në dispozicion”.

Pas një vargu fitoresh 1-0 dhe barazimit 1-1 me Juventusin, kjo ishte fitorja e parë vërtet komode për Romën.

“Ishte një ndeshje më e vështirë sesa mund të sugjeronte rezultati. Monza na krijoi probleme me zotërimin e tyre, ne duhej të shtypnim në një mënyrë tjetër. Monza është një skuadër shumë interesante, ne mbajtëm ekuilibrin tonë dhe ngadalë po arrijmë atje”.

Vrapim 40 metra me top dhe gol i bukur – Dybala gjen rrjetën e parë me Romën
Lexo po ashtu Vrapim 40 metra me top dhe gol i bukur – Dybala gjen rrjetën e parë me Romën

“Më vjen mirë që njerëzit po flasin për Ibanezin, pasi ai është një nga ata djem që mund të shoh se ka ndryshuar. Ai është më i qetë me topin, gjen zgjidhje për pasimin, nuk ia jep atë automatikisht mbrojtësit të krahut tani”.

Mourinho ishte shumë kritik ndaj lojtarëve të tij pas barazimit 1-1 ndaj Juventusit, duke thënë se ai kishte ‘turp’ për lojtarët e tij dhe në veçanti duke veçuar Tammy Abrahamin, kështu që sot ai mori një mënyrë tjetër.

“Dua të them gjithashtu se më pëlqeu mënyra se si luajti Tammy Abraham sot, ky ishte Tammy im sonte. Natyrisht, kjo është mbrëmja e Paulos, por Tammy ishte fantastik”, ka shtuar më tej Special One. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori