LAJMI I FUNDIT:

Mourinho vazhdon ta mendojë ndeshjen për Interin dhe kërkon nga lojtarët ta mposhtin Sassuolon

Mourinho vazhdon ta mendojë ndeshjen për Interin dhe kërkon nga lojtarët ta mposhtin Sassuolon

Roma do të takohet me Sassuolon në kuadër të xhiros së 25-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorosët në këtë takim vijnë pas barazimit 0-0 ndaj Genoas dhe duan ta fitojnë ndeshjen për të mbetur në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Jose Mourinho është rikthyer për të folur fillimisht për ndeshjen me Interin, ku Roma u eliminua prej Kupës së Italisë.

“Për 12 minuta kundër Interit ne bëmë një lojë të tmerrshme. Pas kësaj ne merituam më shumë dhe luajtëm shumë mirë. Frustrimi vjen nga fakti se ne mund të luajmë ballë për ballë me skuadrën më të fortë në Itali, siç bëmë, por më pas për 12 minuta luajmë shumë keq”.

“Mund të kishim pësuar dy gola në minutat e para, por nga minuta 12 deri kur shkoi ndeshja 2-0 mund të shënonim ne tre gola. Ndeshja e nesërme është ndryshe. Nuk ka më ndeshje për kupë, por kampionat”, u shpreh Mourinho.

Trajneri portugez vazhdoi të flas për ndeshjet në kampionat, ku takimi i radhës është me Sassuolon në Mappei Stadium.

“Unë nuk do t’ju them se kush luan, çfarë skeme do të përdorim. Është një pyetje futbolli, por nuk dua t’ju përgjigjem”.

“Natyrisht Zaniolo nuk luan, padyshim dikush do të luajë atje. Ne e kemi studiuar mirë Sassuolon, por edhe pse mund t’i studiosh mirë është e vështirë të luash kundër tyre. Ata kanë një cilësi vërtet të lartë loje”, deklaroi portugezi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë

LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Përfaqësueset

"Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse" - Ramadani tregon emocionet para ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin

Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin "Xhorxh Bush"!

Sport
Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori