LAJMI I FUNDIT:

Mourinho do të luajë me ekip të dytë ndaj Arsenalit

Mourinho do të luajë me ekip të dytë ndaj Arsenalit

Trajneri portugez, Jose Mourinho, është i përqendruar vetëm te Liga e Evropës.

Manchester United është në rrugë të mbarë për të arritur finalen e Ligës së Evropës, pas fitores së mbrëmshme ndaj Celta Vigos në Balaidos 1:0.

Kësisoj, trajneri i ‘Djajve të Kuq’, ka lënë anash ndeshjet e fundit të Premier Ligës, duke u fokusuar vetëm në triumfin në Ligën e Evropës, e cila ia mundëson skuadrës së tij kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


Mourinho ka bërë me dije se në derbin e fundjavës ndaj Arsenalit, do të pushojë lojtarët kyç të cilët sipas tij janë shumë të lodhur.

“Gjatë prillit kemi zhvilluar nëntë ndeshje dhe me përballjen ndaj Celta Vigos janë bërë 10 takime brenda katër javë e gjysmë”, ka thënë Mourinho.

“Lojtarët që kanë luajtur më shumë në këtë periudhë do të pushojnë këtë vikend dhe nuk do t’i rrezikoj që të luajnë”, ka shtuar ai.

/Telegrafi/