Mourinho premtim Mbappes: Do ta ndihmoj të bëhet edhe më i mirë


Trajneri Jose Mourinho ka premtuar se do ta ndihmojë sulmuesin Kylian Mbappe që të bëhet një lojtar edhe më i mirë.
Tekniku portugez mori zyrtarisht drejtimin e Real Madridit, kurse për herë të parë ka folur si trajner i skuadrës madrilene, ku ndër të tjera deklaroi se fillimisht po e analizon ekipin.
“Kjo nuk është koha për të folur. Është koha për të qëndruar i qetë, për të analizuar, komunikuar, bërë pyetje, dhënë përgjigje dhe për t’u angazhuar në një dialog të hapur dhe të ndershëm”.
“Sepse në fund të fundit, ajo që dua është të ndihmoj lojtarët të përmirësohen, ekipin të përmirësohet dhe klubin të përmirësohet”.
Mourinho shtoi se nuk ka ardhur në Madrid për të kritikuar askënd, por për të dëgjuar dhe për të ndihmuar të gjithë në klub.

“Jam këtu për të ndihmuar të gjithë – jo për të kritikuar, jo për të folur, por për të dëgjuar”.
Në fund, Mourinho rezervoi fjalë të mëdha për Kylian Mbappen dhe tregoi se është i vendosur ta ndihmojë atë të arrijë një nivel edhe më të lartë.
“E vetmja gjë që mund të them për Mbappe është se ai është një lojtar fenomenal dhe unë do të përpiqem ta ndihmoj që të bëhet edhe më i mirë”.
Ndërkohë, Mbappe si shumë yje të Realit janë të fokusuar vetëm tek kombëtaret e tyre për ta fituar Kampionatin Botëror 2026./Telegrafi/











































