LAJMI I FUNDIT:

Mourinho për VAR-in: Vetëm hajdutët mund të ankohen

Mourinho për VAR-in: Vetëm hajdutët mund të ankohen

Jose Mourinho është bërë njeriu i fundit që ka folur në lidhje me teknologjinë VAR.

VAR-i ka filluar së aplikuari si teknologji tash e dy vite, ku në disa gara e kampionate më herët e disa më vonë.


Megjithatë, kjo teknologji ka minimizuar gabimet e gjyqtarëve në një ndeshje dhe po shihet si diçka pozitive për futbollin.

Mourinhos i mbushen sytë lot, por përmbahet teksa tregon se i mungon futbolli
Lexo po ashtu Mourinhos i mbushen sytë lot, por përmbahet teksa tregon se i mungon futbolli

Por, ka edhe disa nga ata që janë kundër VAR-it dhe e kanë shprehur disa herë këtë duke justifikuar vonesat e ndeshjet e gjëra të ndryshme.

Dhoma e VAR-it gjatë Kupës së Botës ‘Rusia 2018’ (Getty Images/Guliver)

Trajneri i njohur portugez, Mourinho është bërë i fundit nga bota e futbollit që ka folur për VAR-in, duke thënë se vetëm hajdutët mund të ankohet për të.

“Vetëm hajdutët mund të ankohen në lidhje me futjen e kamerave të sigurisë”, ka thënë Mourinho kur u pyet për VAR-in. /Telegrafi/