LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Nuk është problemi vetëm te Abraham, por te gjithë ekipi

Mourinho: Nuk është problemi vetëm te Abraham, por te gjithë ekipi

Roma do të përballet në udhëtim me Real Betisin në kuadër të xhiros së katërt në grupet e Ligës së Evropës.

Giallorosët synojnë të marrin tre pikë nga kjo përballje për të mbetur në garë për pozitën e parë në grup.


Megjithatë problemi te Roma është se sulmuesi kryesor Tammy Abraham nuk po shënon shumë, pasi deri më tani këtë sezon ka vetëm dy gola.

Por trajneri Jose Mourinho nuk mendon se i gjithë problemi është te Tammy, pasi thotë se është një problem te gjithë ekipi.

“Është një problem ekipi, nuk më pëlqen të bëj këtë lloj analize. Lojtarët e tjerë të nivelit të lartë në ekipe të tjera gjithashtu kanë momente të ngjashme, e vërteta është se ne kemi nevojë për gola për të fituar ndeshjet”.

“Krijojmë dhe humbim shumë raste. Por ne duhet ta shohim problemin si ekip, jo të bëjmë presion mbi një lojtar të vetëm”, tha Mourinho.

Tutje trajneri portugez foli edhe për mungesën e Paulo Dybalas, i cili pritet të jetë jashtë fushave për katër deri në gjashtë javë.

“Kur folëm për Kupën e Botës dimërore, vite më parë, folëm për problemin e përgatitjes. Dhe tani e kemi këtë problem dhe duhet ta jetojmë situatën”.

“Të pasurit mund të luajnë çdo ditë, të varfrit luajnë çdo tri ditë, më pak të pasurit janë në vështirësi, sepse duhet të luajnë të njëjtat ndeshje si të pasurit. Dhe kjo është situata që unë po përjetoj”, deklaroi Special One. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori