LAJMI I FUNDIT:

Mourinho konfirmon rikthimin e katër yjeve të mëdha nga lëndimet

Mourinho konfirmon rikthimin e katër yjeve të mëdha nga lëndimet

Tottenham Hotspur do të mirëpresë katër lojtarët kryesorë të ekipit të parë kur sezoni i Ligës Premier të rifillojë pas bllokimit disamujor shkaku i coronavirusit.  

Jose Mourinho pati problem t’i kthejë rezultatet në vijë, pasi hasi në shumë vështirësi shkaku i lëndimeve të lojtarëve kryesor si Harry Kane, Son Heung-min, Moussa Sissoko dhe Steven Bergwijn.

Megjithatë, pushimi disamujor shkaku i pandemisë ka qenë pozitiv për klubin londinez dhe ka kthyer lumturinë e trajnerit Mourinho, pasi tashmë janë rikthyer katër yjet e skuadrës në stërvitje dhe janë gati për lojë.

Harry Kane fotografohet duke arritur në stërvitje
Lexo po ashtu Harry Kane fotografohet duke arritur në stërvitje

“Nuk mund të them në këtë moment se ata janë të gatshëm të luajnë sepse një gjë është të shërohet nga një dëmtim, dhe një tjetër është të jemi gati për të luajtur futboll”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports.

“Në rastin e Kane, mendoj se për rreth pesë muaj ai nuk ka luajtur, por të gjithë ata nuk janë lënduar më. Ata janë duke trajnuar, dhe trajnimi është ai që është aktualisht, trajnimi ka shumë kufizime. Nuk mund të garojmë, nuk mund të bëjmë një kundër një, duhet të mbajmë distancë të caktuar, nuk mund të garojmë”.

Son Heung-min përfundon me sukses shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, dekorohet me çmim
Lexo po ashtu Son Heung-min përfundon me sukses shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, dekorohet me çmim

“Harry Kane, Son, Bergwijn, Sissoko, të gjithë janë mirë. Mendoj se me disa javë trajnim normal, kur autoritetet na thonë se ne mund të stërvitemi normalisht mendoj se brenda dy javësh, djemtë do të jenë të gatshëm për të luajtur, natyrisht jo në maksimumin e potencialit të tyre, mendoj se askush nuk mund bëje atë në këtë moment”.

“Për ne, natyrisht, është një ndjenjë e shkëlqyeshme, sepse ne e përfunduam periudhën me atë humbje në Leipzig, ku ishim vërtet, me të vërtetë në vështirësi të kishim 11 lojtarë, përfshirë lojtarët sulmues, dhe në këtë moment Erik Lamela, Son, Dele Alli, Harry Kane, Bergwijn, të gjithë janë të aftë tani”, përfundoi Mou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori