LAJMI I FUNDIT:

Mourinho komenton lëndimet e Lukakut dhe Fellainit: Kemi lojtarë të tjerë, nuk do t’i vajtojmë të lënduarit

Mourinho komenton lëndimet e Lukakut dhe Fellainit: Kemi lojtarë të tjerë, nuk do t’i vajtojmë të lënduarit

Jose Mourinho i ka përgënjeshtruar sugjerimet se lëndimet e Romelu Lukakut dhe Marouane Fellainit do të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Sulmuesi, i cili i ka shënuar shtatë gola deri më tani në Ligën Premier, mungoi të shtunën në ndeshjen ndërmjet Belgjikës dhe Bosnje e Hercegovinës, për shkak të një lëndimi në nyje.

Romelu Lukaku mungoi ndaj Bosnje e Hercegovinës, por luajti kundër Qipros (Nico Vereecken/Photonews/Getty Images)

Mirëpo, 24-vjeçari u inkuadrua në pjesën e dytë në takimin e të martës mbrëma kundër Qipros duke shënuar madje një gol.

Mourinho: Tani jam trajner më i mirë pasi po mund t’i kontrollojë emocionet
Lexo po ashtu Mourinho: Tani jam trajner më i mirë pasi po mund t’i kontrollojë emocionet

Para ndeshjes së Belgjikës, Mourinho kishte thënë për Sky Sports se nëse Lukaku do të luante, atëherë kjo është një shenjë e mirë se ai po rikuperohet dhe ashtu ndodhi.

Jose Mourinho thotë se lëndimet nuk janë arsyetim (Matthew Peters/Man Utd/Getty Images)

Prandaj, gjasat janë të mëdha që portugezi ta inkuadrojë sulmuesin belg në derbin e fundjavës ndaj Redsave.

Nga ana tjetër, Fellaini do të mungojë në Anfield, duke qenë se ka një problem me ligamentin. Sidoqoftë, trajneri i Djajve të Kuq ka thënë se lëndimet nuk duhet të shikohen si arsyetim.

Marouane Fellaini e ka lënduar ligamentin (Jimmy Bolcina/Photonews/Getty Images)

“Ne nuk i vajtojmë lëndimet, ne mund ta kritikojmë procesin që çon deri te lëndimi i lojtarëve, por nuk do të qajmë. Thjesht, u besojmë lojtarëve që i kemi në grup për të ndihmuar”, ka thënë trajneri.

Manchester Unitedi ka fituar gjashtë ndeshje dhe ka barazuar në një tjetër, në shtatë përballjet e para sezonale në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq aktualisht kanë pikë të barabarta (19) me liderin Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori