LAJMI I FUNDIT:

Mourinho iu ka thënë shokëve se do ta konsiderojë seriozisht punën e trajnerit te Newcastle Unitedi nëse blihet nga sheikët  

Mourinho iu ka thënë shokëve se do ta konsiderojë seriozisht punën e trajnerit te Newcastle Unitedi nëse blihet nga sheikët  

Jose Mourinho thuhet se iu ka thënë miqve të tij se ai do të ‘marrë seriozisht’ ofertën për të drejtuar Newcastle Unitedin, nëse ata do të merren nga Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan.

Siç raportohet në The Mirror, Sheikh Khaled ka shfaqur kandidaturën e tij për t’u bërë pronar i Newcastlet nëse oferta e tij pranohet.

Marrëveshja e Rafa Benitez e skadon me këtë muaj dhe spanjolli ende nuk e ka të definuar të ardhmen e tij në klub bardhezi.

Kushëriri i pronarit të Cityt po e blen Newcastle Unitedin
Lexo po ashtu Kushëriri i pronarit të Cityt po e blen Newcastle Unitedin

Sipas Mirror, Mourinho është i vetëdijshëm për interesimin e klubit nga Liga Premier dhe ua ka thënë shokëve se ai do të ‘marrë seriozisht’ ofertën e Newcastle nëse ajo do të ishte në dispozicion.

Megjithëse kjo lëvizje mund të duket si një hap mbrapa në karrierë, 56-vjeçari portugez do të kishte pranuar punën e skuadrës nga St James Park.

Mourinho ka simpati për Laraskat pasi një pjesë të madhe të karrierës së tij të hershme e ka kaluar së bashku me ikonën Bobby Robson në shumë klube.

Tifozët e Newcastle po ëndërrojnë –Mbappe, Messi e Ramos janë top dëshirat e 'laraskave' pas blerjes së klubit nga sheiku
Lexo po ashtu Tifozët e Newcastle po ëndërrojnë –Mbappe, Messi e Ramos janë top dëshirat e 'laraskave' pas blerjes së klubit nga sheiku

Robson shpesh i tregonte Mourinhos historitë e tij për klubin e tij të lindjes dhe kjo i ka lënë mbresa portugezit.

“Më pëlqen të shkoj atje, më pëlqen ndjenja e të shkuarit në shtëpinë e zotit Robson, më pëlqen ajo ndjenjë, më pëlqen stadiumi, më pëlqen atmosfera, ata janë një klub i mirë dhe entuziastë”, kishte thënë Mourinho verën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori