LAJMI I FUNDIT:

Motrat dhe vëllezërit e Hollywoodit: Yjet që ndoshta nuk e keni ditur se kanë lidhje familjare (Foto)

Motrat dhe vëllezërit e Hollywoodit: Yjet që ndoshta nuk e keni ditur se kanë lidhje familjare (Foto)

Suksesi i motrave dhe vëllezërve në Hollywood, është dëshmi se në disa raste talenti është një trashëgimi familjare.

Shumë prej tyre madje janë shfaqur së bashku edhe në filma dhe emisione të ndryshme televizive.


Telegrafi jua sjell më poshtë dyshet më të njohura motër-vëlla në botën e të famshmëve.

Eric dhe Julia Roberts

(Foto: Getty Images)

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, Julia ishte aktroja më e paguar në botë falë hit-filmave, “Pretty Woman” dhe “Sleeping with the Enemy”. Aktorja e ka fituar tri herë çmimin Golden Globe dhe një Oscar (për rolin e saj në filmin “Erin Brockovich”), ndërsa ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera në Academy Awards. Nga ana tjetër, Eric ka luajtur në disa filma të suksesshëm aksion dhe ka qenë i nominuar disa herë për Golden Globe.

Maggie dhe Jake Gyllenhaal

(Foto: Getty Images)

Maggie dhe Jake janë ndër dyshet më të pëlqyera familjare në Hollywood, ndërsa të dy kanë qenë disa herë të nominuar për Oscar. Ata vijnë nga një familje e talentuar filmbërësish. Babi i tyre është regjisor, kurse nëna është skenariste.

John dhe Joan Cusack

(Foto: Getty Images)

John dhe Joan Cusack e ruajnë lidhjen e tyre familjare edhe në karrierë. Më shumë se gjithë të tjerat, ata kanë luajtur bashkë në filma. Saktësisht, John dhe Joan ka luajtur bashkë në 10 filma, në mesin e tyre në “Sixteen Candles” dhe “Grosse Pointe Blank”.

Virginia dhe Michael Madsen

(Foto: Getty Images)

Virginia hapat e parë në karrierën e saj si aktore i ka bërë në filmin e David Lynchit, “Dune”, ndërsa Michael Madsen, krahas filmave të tjerë, ka luajtur edhe në projektet e Quentin Tarantinos, “Kill Bill” dhe “Reservoir Dogs”.

Jason dhe Justine Bateman

(Foto: Getty Images)

Justine e ka luajtur rolin e Mallory Keaton në “Family Ties” dhe ka luajtur në shumë seriali tjera televizive. Ndërkaq, Jason është aktor, regjisor dhe producent, i cili ka luajtur në shumë filma të suksesshëm.

Shirley Maclaine dhe Warren Beatty

(Foto: Getty Images)

Shirley Maclaine ka qenë e nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, ndërsa e ka fituar një herë për rolin e saj në filmin “Terms of Endearment” (1983). Edhe vëllai i saj, Warren, i ndoqi hapat e saj. Ai është nominuar 14 herë për çmimin Oscar, ndërsa e ka fituar në vitin 1981 si regjisor për filmin  “Reds”.

David dhe Patricia Arquette

(Foto: Getty Images)

David është aktor dhe producent i suksesshëm hollivudian, ndërsa u bë i njohur me paraqitjen e tij në filmat “Scream”. Patricia e realizoi rolin e saj të parë si 18 vjeçare në “A Nightmare on Elm Street 3: Dream Warriors” (1987), kurse në vitin 2014 e fitoi çmimin Oscar për rol dytësor për filmin “Boyhood”.

Peter dhe Jane Fonda

(Foto: Getty Images)

Peter ka qenë një herë i nominuar për Oscar gjatë karrierës, ndërsa Jane është fituese e dyfishtë e çmimit prestigjioz. Edhe babai i tyre, Henry Fonda, ka qenë aktor i njohur.

Julianne dhe Derek Hough

(Foto: Getty Images)

Julianne ka aktruar në ribërjen e filmit “Footloose”, ndërsa Derek është paraqitur në disa episode të serialit “Nashville” dhe ka qenë mysafir në telenovelën amerikane, “Jane the Virgin”. Ata u bënë shumë pëlqyer pas pjesëmarrjes në emisionin e ABC, “Dancing with the Stars”, ndërkaq të dy kanë qenë pjesë e shumë projekteve të tjera të rëndësishme.

Jussie dhe Jurnee Smollett

(Foto: Getty Images)

Jussie është i njohur për rolin e tij në hit-serinë “Empire”, ndërsa Jurnee është shfaqur në Friday Night Lights”. Në vitin e kaluar, të dy u paraqitën në serialin e televizionit WGN, “Underground”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori