LAJMI I FUNDIT:

Moti i ashpër në Francë lë mijëra shtëpi pa rrymë – një grua e vdekur nga përmbytjet

Moti i ashpër në Francë lë mijëra shtëpi pa rrymë – një grua e vdekur nga përmbytjet

Stuhi të ashpra dhe stuhi breshëri rreth Francës lanë një grua të vdekur dhe 14 të lënduar, rrënuan vreshtat dhe vonuan fluturimet.

Rrufeja goditi Kullën Eifel, pa shkaktuar dëme, ndonëse dogji çati në lindje të Parisit, sipas autoriteteve lokale, transmeton Telegrafi.


Banorët e Francës jugperëndimore publikuan në internet foto të copëzave të breshërit me madhësinë e topave të tenisit dhe shoferët në rajonin e Parisit kanë shpërndarë imazhe të autostradave të përmbytura derisa qielli i ditës ishte errësuar nga retë e bubullimave.

Në Ille-et-Vilaine të premten mbrëma, brigada e zjarrfikësve mori pothuajse një mijë telefonata në dy orë.

“Për herë të parë në 20 vjet, 65 departamente kontinentale kanë qenë njëkohësisht në një alarm portokallie me një episod jashtëzakonisht të fortë stuhish”, iu tha gazetarëve, ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin.

“Stuhitë kanë penguar shumë njerëz të përdorin energjinë elektrike. 15 mijë njerëz ende janë pa energji elektrike. Ka pasur 3,500 ndërhyrje nga 2,400 zjarrfikës, të cilët i falënderoj për reagimin e tyre”, tha Darmanin.

Mijëra familje mbetën pa energji elektrike të dielën pasi stuhitë goditën të gjithë Francën të shtunën, sipas ndërmarrjes Enedis. Fluturimet jashtë aeroportit Orly të Parisit u pezulluan përkohësisht të shtunën dhe pati vonesa në aeroportin Charles de Gaulle.

Një grua e vërshuar nga përmbytjet u gjet e vdekur nën një makinë në qytetin historik të Normandisë, Rouen, sipas Darmanin. Rrethanat e vdekjes ishin të paqarta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori