LAJMI I FUNDIT:

Mot i ngrohtë për fundjavë në Maqedoni, nga e hëna sërish shi

Mot i ngrohtë për fundjavë në Maqedoni, nga e hëna sërish shi

Gjatë fundjavës do të jetë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në disa vende madje me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe procese më intensive në formë të motit të ligë.


Moti sot është me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pasdite do të ketë zhvillim lokal të motit të paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte për stuhi të izoluar.

Temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 26 deri 33 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe temperaturë maksimale prej 32 gradë Celsius. Pasdite në disa pjesë të Luginës së Shkupit do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm të kohëpaskohshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.