LAJMI I FUNDIT:

“As mos provo, Kim”: Anije luftarake, bombardues dhe shumë ushtarë – Koreja e Veriut është e rrethuar nga SHBA-të! (Foto/Video)

“As mos provo, Kim”: Anije luftarake, bombardues dhe shumë ushtarë – Koreja e Veriut është e rrethuar nga SHBA-të! (Foto/Video)

Koreja e Veriut është pothuajse tërësisht e rrethuar nga SHBA-të me anije luftarake, bombardues, raketa dhe ushtarë duke mbajtur “në sy” Kim Jong-un gjatë Olimpiadës Dimërore në Korenë e Jugut.

Në këtë drejtim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e Donald Trump po qëndrojnë të gatshme mes frikës së Kim Jong-un do të përdor armët e tij bërthamore.


Frika e luftës është përhapur në rajon që nga viti i kaluar, pasi Veriu nuk pranoi të braktiste programin e tij të raketave dhe kërcënoi sulmin ndaj SHBA.

Ndërkohë zëvendëspresidenti Mike Pence dhe vajza e Donald Trump, Ivanka janë vetëm dy nga personalitetet e larta të Uashingtonit që vizitojnë Pyeongchang për atë që është quajtur si “Olimpiada e Paqes”.

Dhe “prapa tyre” është duke qëndruar prania ushtarake masive e SHBA në Paqësor, e cila është rritur në prag të lojërave të vitit 2018.

Dy bartës masiv të avionëve, 50 anije luftarake dhe nëndetëse, bombardues me armë bërthamore, avionë më të mirë luftarakë në botë dhe gati 100,000 ushtarë presin rreth Koresë së Veriut.

Ndërkohë dy aeroplanmbajtëse USS Carl Vinson dhe USS Ronald Reagan kanë lëvizur në pozicionet e tyre përpara Olimpiadës Dimërore.

Secila prej tyre peshon 100,000 ton dhe mbart në bord 90 avionë dhe helikopterë, së bashku me rreth 14,000 marinarë dhe pilotë.

Dhe prapa tyre është anija amfibike USS Wasp, e cila mbart edhe 2.000 marinsa së bashku me avionë luftarakë të nivelit të lartë F-35B.

Po sipas DailyStar, Koreja e Veriut për vitet e fundit është frenuar nga transportuesit e avionëve amerikanë, të cilët në mënyrë periodike lundrojnë në rajon për të qetësuar Kim-in.

Kjo pasi që, siç thuhet më tej, forcat amerikane kanë baza të mëdha në Japoni dhe Korenë e Jugut, së bashku me të ashtuquajturin “bartës të përhershëm të avionëve” – ishullin Guam – vetëm “një hedhje guri” larg.

“Të parkuar” në ishullin e Paqësorit janë bombarduesit më të fuqishëm amerikanë së bashku me një mori të avionëve dhe ushtarëve të tjerë luftarakë.

Gjithashtu dy bombardues B-2 Spirit mbërritën në Guam më herët gjatë vitit, duke iu bashkuar avionëve të stacionuar supersonik B-1B Lancers dhe bombarduesve të mëdhenj B-52 Stratofortresses.

Gjithsesi, Kim ka kërcënuar bazën gjatë vitit të kaluar dhe ka kërcënuar të testojë raketat e tij me një sulm mbi ishullin, i cili është shtëpia e më shumë se 160,000 njerëzve.

Në këtë drejtim, shtohet më tej, SHBA ka ruajtur një prani të madhe ushtarake në Paqësor që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Dhe numri dy i Trump ka siguruar që forcat e tyre do të jenë gati për Olimpiadën Dimërore.

Në ceremoninë hapëse, zëvendëspresidenti Mike Pence u ul vetëm gjashtë metra larg nga Kim Yo-jong, motra e fuqishme e sundimtarit të Koresë së Veriut.

Duke folur gjatë rrugës për në ceremoninë e hapjes, Pence i kujtoi kujtdo që dëshiron të dëgjojë, fuqinë e SHBA në Paqësor.

Në një fjalim ndaj ushtarëve amerikanë në Japoni, ai tha: “Ata që guxojnë të na kërcënojnë, do të bënin mirë që të mos nënvlerësonim aftësitë e forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara”.

“Fuqia jonë ushtarake është e pashembullt – forca jonë e armëve është e patejkalueshme – dhe forcat tona janë të gatshme, dhe vendi ynë i vendosur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori