LAJMI I FUNDIT:

Morientes: Lautaro do të shkëlqente te Barcelona ose Real Madridi

Morientes: Lautaro do të shkëlqente te Barcelona ose Real Madridi

Fernando Morientes beson se ylli i Interit, Lautaro Martinez, mund të ishte i dobishëm te dy klubet e mëdha nga La Liga, Barcelona ose Real Madridi.

Lautaro, 22 vjeç, është lidhur shumë me një transferim te Barça pas një sezoni të shkëlqyer gjatë së cilit ai ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje.

Real Madridi gjithashtu thuhet se ka një interes për yllin argjentinas, i cili thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij.

Barcelona ofron 70 milionë euro dhe një lojtar për Lautaron
Lexo po ashtu Barcelona ofron 70 milionë euro dhe një lojtar për Lautaron

Ish-sulmuesi i Los Blancos dhe Spanjës, Morientes mendon se Lautaro nuk do të kishte asnjë problem të përshtatej te dy gjigantët e La Ligas.

“Në Spanjë, ne patëm fatin të shijonim lojtarë dhe trajnerë të shkëlqyeshëm argjentinas. Ata kanë një gjen konkurrues që është shumë i vështirë për tu gjetur kudo në botë”, ka thënë fillimisht Morientes për Sport.

“Barcelona është shumë e interesuar për blerjen e tij, por ka pasur edhe biseda për Real Madridin edhe pse mendoj më shumë për Barcën”.

Scaloni këshillon Lautaron: Do rritesh duke luajtur përkrah Messit
Lexo po ashtu Scaloni këshillon Lautaron: Do rritesh duke luajtur përkrah Messit

“Ai është një lojtar shumë interesant për secilën skuadër. Ai ka një vizion shumë të mirë të lojës”.

“Ai është një nga më të mirët në botë për momentin dhe mendoj se ai mund të përshtatet në secilën skuadër”, përfundoi ish-ylli spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori