LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ofron 70 milionë euro dhe një lojtar për Lautaron

Barcelona ofron 70 milionë euro dhe një lojtar për Lautaron

Barcelona thuhet se ka ofruar 70 milionë euro dhe shërbimet e mbrojtësit Junior Firpo, i cili vlerësohet 41 milionë euro, me shpresën se do të barazojë klauzolën e lëshimit prej 111 milionë euro të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

22-vjeçari argjentinas vazhdon të jetë pjesë e përditshme e raportimeve të mediave në Itali dhe Spanjë.


Forma e tij ka qenë e lartë për Interin këtë sezon dhe Barcelona po studion çdo zgjidhje të mundshme për të transferuar yllin argjentinas.

Barcelona nuk mund ta përballojë çmimin e Lautaros, vazhdon të mendojë për metoda të tjera
Lexo po ashtu Barcelona nuk mund ta përballojë çmimin e Lautaros, vazhdon të mendojë për metoda të tjera

Muajin e kaluar, mediat pretenduan se Interi dhe Barcelona kishin rënë dakord të përfshijnë Junior Firpon në marrëveshje, pasi katalanasit po përpiqen të gjejnë marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Firpo dhe Lautaro

Sipas El Mundo Deportivo, Barcelona ka vendosur vlerën e Junior Firpo në 41 milionë euro, duke shtuar edhe 70 milionë euro para të gatshme për të arritur shumën e kërkuar nga Interi.

Dje, e njëjta gazetë pretendoi se Barcelona nuk dëshiron ta humb mundësinë e transferimit të Lautaros, ndërsa Interi mund të jetë i gatshëm të pranojë para prej 90 milionë eurosh plus një lojtar për të arritur shifrën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori