LAJMI I FUNDIT:

Mori sasi të lartë proteinash, bodybuilderit i ngatërrohen zorrët – përfundon në spital

Mori sasi të lartë proteinash, bodybuilderit i ngatërrohen zorrët – përfundon në spital

Një bodybuilder u detyrua t’i nënshtrohej operacionit në zorrë për shkak të dietës së rreptë.

Sean Tierney, 34 vjeç, nga Hull në East Yorkshire, kishte marrë pjesë në konkursin e bodybuilding, kur u sëmurë dhe u dërgua në spital me dhimbje të rënda barku.

Mjekët thanë se simptomat e tij ishin shkaktuar nga marrja e tepërt e proteinave.

Sipas mediave, përcjell tch, 34-vjeçari filloi të marrë pjesë në konkurset e bodybuilding në prill 2017 dhe ishte ‘në formën më të mirë të jetës së tij’ ku arriti vendin e katërt në garën e tij të parë.

“Unë shkova vetëm për fitnes për disa herë në javë dhe pashë njerëz që ishin më të mëdhenj dhe më të fortë se unë dhe dëshiroja të dukesha si ata”.

Pak para konkurrimit, Tierney filloi të ndjejë “pak shqetësim” në stomakun e tij dhe mjeku i tha atij të hante më shumë fibra dhe të ulte marrjen e proteinave, gjë që nuk e bëri.

“Pas konkurrimit pata kontraktime dhe dhimbje në stomak. Thirra një ambulancë. Ata mendonin se kisha apendicit dhe ata mund të bënin një prerje të vogël, por kur më vunë për të fjetur kuptuan se kisha probleme me zorrët”.