Ajo është e ndjekur tanimë nga hiç më pak se një milion ndjekës vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Dhe këngëtarja e modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, nuk heziton që të ndajë me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar pozat ngacmuese në profilin e saj.


E tillë është edhe kjo që publikoi së fundmi, derisa po shijon akoma pushimet në vendin e famshëm ekzotik - Tajlandë.

Ndonëse shquhet për linjat trupore dhe si njëra nga artistet që i kushton kujdes të madh fizikut të saj, Taraku edhe këtë herë ka vënë në pah të pasmet atraktive.

"Emri i tij ishte Choo. Ai ishte shumë i lezetshëm, elefant", është përshkrimi që ia ka vënë fotos që pozon sipër elefantit.

Ndërkaq, reagimet nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj ishin të shumta, duke e përgëzuar për dukjen joshëse.

Morena aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit "Missed Call" që mblodhi plot një milion klikime në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/