Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është ndër më e pëlqyera dhe më me trend në estradën shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe të ndryshme nga jeta e saj luksoze.


Së fundmi, përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka mahnitur me një fotosesion.

Por si duket nuk e ka lënë me kaq, pasi në një video të ndarë me një milion fansat e saj, ajo ka shfaqur prapaskenat e fotosesionit.

Duke marrë poza të ndryshme para kamerës, Morena ka theksuar linjat e tonifikuara trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

E veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe reçipeta të punuara me rruza, ajo mezi njihet me stilin e ri.

Sidoqoftë, “F*** Your Location” titullohet projekti i fundit nga ajo, që u pëlqye nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/