LAJMI I FUNDIT:

Moratas i kthehet buzëqeshja

Moratas i kthehet buzëqeshja

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka folur pas dy golave të shënuar kundër Interit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ish sulmuesi i Real Madridit kishte 20 ndeshje pa shënuar gol.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Kam kaluar një periudhë të keqe dhe besoj që tani ka përfunduar”.


“Kisha disa probleme jashtë fushës, por jam përpjekur që mos të vërehen në futboll”.

“Të shënosh kundër Interit është shumë e rëndësishme për mua. Ishte vendimtare për mua”.

“Punojë çdo ditë që të jem në formë të mirë. Tani jam një lojtarë krejt tjetër prej se isha më parë”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë djemtë, janë të pabesueshëm. Më kanë mbajtur gjithmonë afër”, ka thënë Morata. /Telegrafi/