LAJMI I FUNDIT:

Monaco tenton transferimin e Sturridges

Monaco tenton transferimin e Sturridges
Daniel Sturridge (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Daniel Sturridge është shumë afër që të bëhet me skuadër të re, pas largimit të Liverpoolit si lojtar i lirë.

Sulmuesi anglez u largua në fund të sezonit të kaluar nga The Reds, derisa këta të fundit nuk ishin të interesuar që t’i vazhdonin kontratën.


Por, lojtari 29-vjeçar është shumë afër të bëhet me klub të ri, gjersa sipas asaj që raportohet nga L’Equipe, Monaco i do shërbimet e tij.

Sturridge drejt Italisë, Atalanta i bën ofertë
Lexo po ashtu Sturridge drejt Italisë, Atalanta i bën ofertë

Radamel Falcao po e mendon kalimin te gjiganti turk Galatasaray, ndërsa skuadra nga Ligue 1 po tenton transferimin e Sturridges.

Anglezi në sezonin e kaluar me Liverpoolin shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 818 minuta të zhvilluar. /Telegrafi/