LAJMI I FUNDIT:

Monaco kërkon përmbysjen, mirëpo mësoni statistikat e frikshme të Juves

Monaco kërkon përmbysjen, mirëpo mësoni statistikat e frikshme të Juves

Në Torino do të vendoset finalisti i parë i Ligës së Kampionëve që do të marrë vizën për finalen e Cardiffit që do të zhvillohet më 3 qershor.

Juventusi është favorit i madh, pasi fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Monaco, ashtu që skuadra nga principata duhet të regjistrojë fitore me më shumë se dy gola epërsi.


Arritja e autobusit të Monacos në Juventus Arena (Twitter/Juventus)

Mirëpo, nëse bazohemi në statistikat e mëposhtme, diçka e tillë duket një “mision i pamundur”:

Juve me një këmbë në finale, Monaco kërkon mrekullinë – formacionet zyrtare
Lexo po ashtu Juve me një këmbë në finale, Monaco kërkon mrekullinë – formacionet zyrtare

Juventusi nuk ka pësuar humbje në shtëpi në të gjitha garat që nga gushti i vitit 2015 kur humbi nga Udinese me rezultat 1-0.

Skuadra e fundit që ka fituar në Juventus Arena ka qenë Bayern Munichu në prillin e vitit 2013. Që atëherë, Bianconerët kanë regjistruar 13 fitore dhe nëntë barazime.

Gigi Buffon nuk ka pranuar gol qe 621 minuta (Twitter/Juventus)

Hera e fundit që Zonja e Vjetër ka humbur nga një klub francez ishte humbja si mysafir në vitin 2009 nga Bordeaux. Në takimet pasuese me klubet franceze, Juve ka regjistruar pesë fitore.

Bardhezinjtë kanë zhvilluar gjashtë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve pa pranuar gol, ndërsa gjatë gjithë sezonit të sivjetmë në këtë garë kanë pranuar vetëm dy gola.

Juventus nuk ka humbur në 50 ndeshje garuese në terren vendas.

La Joya ka shkëlqyer në shtëpi (Twitter/Juventus)

Gianluigi Buffon nuk ka pranuar gol për 621 minuta në Ligën e Kampionëve.

Të gjithë 15 golat e fundit të Paulo Dybalas janë shënuar në Juventus Stadium, prandaj kjo mund të jetë nata e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori