LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur policja braziliane që nuk ishte në detyrë, qëllon me revole në këmbë një të ri që sulmoi një person tjetër me hanxhar

Momenti kur policja braziliane që nuk ishte në detyrë, qëllon me revole në këmbë një të ri që sulmoi një person tjetër me hanxhar

Ky është momenti kur një police që nuk ishte në detyrë arrin t’ia shpëtojë jetën një burri që sulmohet me hanxhar nga një person, të cilin ajo e qëlloi me revole para një lokali në Brazil.

Claudia Kafer, 32-vjeçe, që nuk në atë moment kritik nuk ishte në detyrë, hapi zjarr para një ëmbëltoreje në qytetin Colniza në perëndim të Brazilit, transmeton Telegrafi.


Ajo menjëherë reagoi kur pa Nelson Arruda, 33-vjeç, duke u sulmuar me hanxhar para lokalit, ku ajo ishte ndalur për të blerë një shishe me ujë së bashku me të dashurin.

Kafer që prej nëntë vitesh është anëtarë e policisë braziliane, kishte me vete revolen zyrtare dhe pasi e kuptoi se po i rrezikohej jeta një civili, u identifikua duke ia bërë të ditur se është police dhe se duhet të ndalet.

“Për një moment e hodhi hanxharin në tokë duke menduar se do të ndalet. Por ai e mori sërish dhe filloi ta ndjek viktimën”, ka deklaruar ajo për mediat braziliane.

Policja braziliane arriti ta plagos në këmbë sulmuesin, kurse sapo mbërritën forcat e rendit sulmuesi u identifikua si Cremildo Ribeiro, 21-vjeç, i cili akuzohet për tentim vrasje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori