Momenti kur një tifoz i Atleticos godet fuqishëm nga prapa një tifoz të Realit pas ndeshjes

Humbja në një derbi lokal asnjëherë nuk kalon lehtë, posaçërisht kur po flasim për derbin e Madridit.
Real Madridi arriti të fitojë me rezultat 1-3 në Wanda Metropolitano ndaj Atletico Madridit dhe kështu kaloi në renditje vendasit.
Kjo normalisht që nuk iu pëlqeu aspak tifozëve të skuadrës vendase, por një nga ata shkoi më larg sa që duhet pas ndeshjes.

Një tifoz i Atleticos goditi fuqishëm një tifozë të Realit jashtë stadiumit, ku ky i fundit ishte duke ecur qetësisht, por i veshur me simbole të Los Blancos dhe kjo duket e ka acaruar tifozin e Los Colchoneros.
E gjithi ky incident është dënuar nga komentuesit në rrjetet sociale pasi skena të tilla nuk kanë vend në sport.

Nga
Telegrafi
09/02/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































