LAJMI I FUNDIT:

Momentet më të mira dhe më të këqija sportive të vitit 2021

Momentet më të mira dhe më të këqija sportive të vitit 2021

Ka qenë një tjetër vit mahnitës i dramës sportive, duke shfaqur lavdinë e Ligës së Kampionëve për Chelsean, një triumf magjik tenisi për Emma Raducanu, sezoni më dramatik i F1 dhe shfaqjet e shëmtuara në finale të Euro 2020.

Më poshtë mund të shikoni pesë nga momentet më të mira dhe më të këqija sportive të vitit 2021.


Momentet me te mira

Rrugëtimi magjik i Raducanut në Nju Jork

Emma Raducanu u rendit e 150-ta në botë kur hyri në kualifikueset e US Open, megjithatë 10 ndeshje më vonë ajo po e shtrëngonte trofeun pasi u bë femra e parë britanike që fitoi një titull të Grand Slam teke që nga Virginia Wade në vitin 1977. Wade po e shikonte nga tribuna në Flushing Meadoës ndërsa 18-vjeçarja Raducanu mundi adoleshenten tjetër Leylah Fernandez 6-4 6-3 në finale, vetëm tre muaj pas përfundimit të nivelit A.

Emma Raducanu

Kërcimtarët olimpikë vendosin të ndajnë medaljen

Lojërat Olimpike të Tokios të shtyra (për shkak të COVID-19) dhanë shumë momente të paharrueshme nga këndvështrimi britanik, me Tom Dean dhe Adam Peaty që të dy fituan nga dy medalje ari në pishinë dhe bashkëlojtarin e tij Duncan Scott u bë atleti i parë britanik që fitoi katër medalje olimpike në një lojë të vetme. Megjithatë, ndoshta momenti më i gëzuar erdhi kur kërcyesit së larti Gianmarco Tamberi dhe Mutaz Essa Barshim vendosën të ndajnë titullin Olimpik në vend që të përballen edhe me një kërcim. Tamberi u emocionua me ofertën e Barshimit dhe pranoi menjëherë përpara se të hidhej në krahët e rivalit të tij.

Verstappen rrëmben titullin kontrovers të F1

Pas një sezoni të mbushur me incidente, Max Verstappen i Red Bull dhe shoferi i Mercedes Lewis Hamilton shkuan në mënyrë të mahnitshme në garën e fundit në Abu Dhabi me pikë të njëjta në ndjekje të titullit të parë dhe rekord historik repektivisht. Verstappen filloi nga pole-position, por u mposht jashtë vijës nga Hamilton dhe shoferi britanik dukej se po shkonte drejt fitores derisa u kërkua një makinë sigurie me pesë xhiro të mbetura. Verstappen kishte të vendosura goma të freskëta dhe në anën tjetër, makina e Hamiltonit që nuk kishte gomat e përshtatshme,me holandezin që u lejua të kalonte pas makinës së sigurisë duke krijuar një moment të diskutueshme. Verstappen kaloi rivalin e tij në xhiron e fundit për të vulosur një fitore të jashtëzakonshme.

Chelsea fiton Ligën e Kampionëve

Chelsea e ktheu një sezon të dështuar në triumfin përfundimtar, pasi goli i vetëm i realizuar nga Kai Havertz mposhti Manchester Cityn 1-0 për të rrëmbyer lavdinë e Ligës së Kampionëve në Porto. Asistimi i përsosur milimetrik i Mason Mount fundosi Cityn në Estadio do Dragao, me Chelsean që fitoi titullin e dytë të Ligës së Kampionëve për të gdhendur emrin e trajnerit Thomas Tuchel në analet e Stamford Bridge, vetëm 124 ditë pasi ai kishte marrë drejtimin e skuadrës,  pas largimit të Frank Lampard.

Mickelson bën histori

Nëntë ditë pasi pranoi një përjashtim të veçantë për US Open, Phil Mickelson e bëri atë të panevojshëm në mënyrë të mahnitshme duke u bërë fituesi më i vjetër në historinë e kampionateve të mëdha. Mickelson mbajti nervat e tij gjatë një raundi pulsues final në Kiawah Island për të fituar titullin e tij të gjashtë madhor në Kampionatin e 103-të të PGA të SHBA-së, 16 vjet pas ngritjes së trofeut Wanamaker për herë të parë. 50-vjeçari ishte një lojtar autsajder 280-1 në fillim të javës, por një epërsi 73 përfundimtare ishte e mjaftueshme për të përfunduar dy goditje përpara Brooks Koepka dhe Louis Oosthuizen. Julius Boros kishte qenë kampioni i mëparshëm më i vjetër, duke fituar titullin e PGA të SHBA-së në vitin 1968 në moshën 48-vjeçare.

Momentet më të këqija

Finalja e Euro 2020

Sikur humbja ndaj Italisë me penallti të mos ishte e mjaftueshme, racizmi i drejtuar ndaj disa lojtarëve të Anglisë dhe skenat kaotike në dhe rreth Wembleyt siguruan që finalja e Euro 2020 të zbret si një moment i turpshëm në historinë e futbollit anglez. Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka u bombarduan me abuzime raciste në mediat sociale pas humbjes së tyre në penallti, ndërsa u bënë më shumë se 20 sulme që mund të kishin rezultuar në lëndime të rënda ose vdekje u identifikuan në një rishikim të sjelljeve të pamatura të individëve pa biletë që u përpoqën, dhe në disa raste ia dolën, të fitonin hyrjen në stadium.

Euro 2020 final

Christian Eriksen

Në fillim të Euro 2020, Christian Eriksen i Danimarkës pësoi një arrest kardiak gjatë pjesës së parë të ndeshjes hapëse kundër Finlandës. Skenat shqetësuese të rënies së papritur të Eriksenit dhe marrjes së mjekimit në fushë u panë në mbarë botën dhe mjeku i ekipit danez, Morten Boesen më vonë konfirmoi se ish-lojtari i Tottenhamit “ishte i vdekur” përpara se të ringjallej. Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer ishte një nga lojtarët e parë në skenë dhe dukej se kishte pastruar rrugët e frymëmarrjes së Eriksenit përpara se shokët e tij të skuadrës të krijonin një unazë mbrojtëse rreth tij ndërsa ai merrte trajtimin.

Humbja e Ryder Cup

Evropa shkoi në mbrojtjen e saj të Kupës Ryder në Whistling Straits jo edhe aq e forcuar, duke pasur parasysh forcën e ekipit të Shteteve të Bashkuara, por pakkush mund ta imagjinonte rezultatin që do të rezultonte kaq dërrmues i njëanshëm. Skuadra e Padraig Harrington ra në një humbje rekord 19-9, pasi një ekip amerikan me 12 lojtarë të renditur të gjithë brenda 21 më të mirëve në botë, jetoi me reputacionin e tyre dhe vendosi një shenjë shqetësuese për garat e ardhshme.

Ryder Cup

Rahm infektohet dy herë me COVID-19

Jon Rahm dukej se do të bënte një mbrojtje të suksesshme të titullit të tij në turneun prestigjioz Memorial pasi përfundoi raundin e tij të tretë me epërsi prej gjashtë goditjesh, vetëm për t’iu thënë më pas që të largohej nga e 18-ta, shkaku që ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Numri një i botës u rikthye shkëlqyeshëm për të fituar titullin e tij të parë madhor në US Open 15 ditë më vonë, por u testua sërish pozitiv pak para Olimpiadës dhe duhej t’i humbiste Lojërat në Tokio.

Aksidenti i Tiger Woods

Woods po udhëtonte me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së lejuar, kur ai u aksidentua me makinën e tij në Los Anxhelos në shkurt, 15 herë kampioni mbijetoi nga “ajo që përndryshe do të kishte qenë një aksident fatal”, sepse pjesa e brendshme e automjetit të tij mbeti kryesisht e paprekur. sipas Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, Alex Villanueva. Woods kërkoi operacion në fraktura të hapura në këmbën e poshtme të djathtë dhe lëndime të mëtejshme në këmbë dhe kyçin e këmbës dhe tha se në një moment kishte frikë se këmba e tij e djathtë mund t’i amputohej. /Telegrafi/

Tiger Woods car accident

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori