LAJMI I FUNDIT:

Momenti i yjeve të ri – 11 lojtarët e La Ligas që duhet t’i përcillni në edicionin e ri

Momenti i yjeve të ri – 11 lojtarët e La Ligas që duhet t’i përcillni në edicionin e ri

Sot fillon sezoni i ri në La Liga dhe është e sigurt që do të jetë spektakolar.

Shumë varet nga lojtarët me përvojë, por shumë edhe nga lojtarë e rinj, që ka ardhur, por edhe që kanë qenë në Spanjë dhe pritet të përparojnë.


Andriy Lunin

Pasi e kaloi sezonin e kaluar te Leganes, portieri i Real Madridit, Lunin, pritet të shkojë në Real Valladolid.

Ukrainasi është ende një lojtar i Real Madridit, dhe me një sezon produktiv mund të kthehet në Bernabeu.

Frenkie De Jong

Fryma e Johann Cruyff është rikthyer në Barcelonë, pas ardhjes së Frenkie de Jong nga Ajax.

Blaugranat shpenzuan 75 milionë euro për lojtarin, i cili do t’i japë vlerë të shtuar në mesfushën ekipit.

Vinícius Jr.

Braziliani e tregoi potencialin e tij të madh sezonin e kaluar, por vetëm në pjesën e dytë të sezonit.

Vinicius ka luajtur 31 ndeshje në edicionin.  Anësori është rikuperuar nga një dëmtim.

Mikel Oyarzabal

Oyarzabel performoi aq mirë sezonin e kaluar, ku pastaj kishte zëra për një transferim te kampionët e Ligës Premier në Manchester City.

Oyarzabel e dëshmoi veten si golashënues në çdo ndeshje.

Carlos Soler

Kanë kaluar disa muaj të suksesshëm për Carlos Solerin. Së pari, një triumf i Copa del Rey me Valencian, dhe më pas një trofe me skuadrën U-21 të Spanjës.

Në finalen e Copa del Rey, Soler performoi në mënyrë të shkëlqyeshme.

Samu Chukwueze

Nigeriani po arrin të shfaqjeje me fanellën e verdhë.

Ritmi i tij shkakton probleme për të kundërshtarët në mbrojtje, dhe këtë e di edhe trajneri Javier Calleja.

Sulmuesi ka energji të pakufishme dhe gjithashtu di të shënojë.

Junior Firpo

Jordi Alba i Barcelonës më në fund ka konkurrencë në krahun e majtën, pas ardhjes së Junior Firpo.

Ylli i Spanjës ka mjaft përvojë në LaLiga pasi ka luajtur rregullisht për Real Betisin sezonin e kaluar.

Tani presioni është se luante për kampionët.

Sergio Reguilón

Sergio Reguilon ishte një lojtar i dobishëm për Real Madrid sezonin e kaluar dhe ishte vlerësuar lartë.

Ai është i ri dhe trajneri Julen Lopetegui llogaritë në të.

Diego Lainez

Meksikani është vetëm 19 vjeç, por ai tashmë fituar simpatinë në Estadio Benito Villamarin.

Diego Lainez ka impresionuar deri më tani, pas ardhjes te Real Betis.

Matías Vargas

Espanyol ka një lojtar të ri të fortë si Vargas , dhe pritshmëria ndaj tij është e madhe.

Largimi i Borja Iglesias bën që presioni të bie mi argjentinasin.

Marc Cucurella

Gjëra të mëdha priten nga Marc Cucurella i cili bëri përshtypje te Eibar sezonin e kaluar. Barcelona e ka ri blerë  për ta shitur përsëri.

Ai është bashkuar me Getafen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori