LAJMI I FUNDIT:

Moment i sikletshëm: Dua Lipa ishte injoruar nga Billie Eilish në Critics Choice Awards

Moment i sikletshëm: Dua Lipa ishte injoruar nga Billie Eilish në Critics Choice Awards

Është bërë virale së fundmi një video e Dua Lipës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Critics Choice Awards 2024.

Bëhet fjalë për një moment të sikletshëm kur artistja shqiptare ishte injoruar nga Billie Eilish.


Ylli britaniko-shqiptar i popit, 28 vjeçare dhe këngëtarja e “Ocean Eyes”, 22 vjeçe, morën pjesë më 14 janar në eventin prestigjioz për nder të filmit të drejtuar nga Greta Gerwig, “Barbie”.

Kënga e Lipës “Dance the Night” u nominua për ‘këngën më të mirë’, ndërsa Eilish gjithashtu ishte nominuar në të njëjtën kategori për “What Was I Made For?”.

Dyshja dukej se ishin ulur në të njëjtën tryezë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Dua Lipa shkëlqen me një fustan të kuq, në “Critics Choice Awards”
Lexo po ashtu Dua Lipa shkëlqen me një fustan të kuq, në “Critics Choice Awards”

Në një moment gjatë ngjarjes, Lipa dhe Eilish po shoqëroheshin me yjet e tjerë të Hollivudit.

Kamerat më pas kapën këngëtaren e “Levitating” duke u mbështetur në Eilish, duke u përpjekur të pozonin për një foto së bashku.

Lipa u përpoq të pozonte krah për krah me Eilish, e cila me sa duket nuk e vuri re kamerën e drejtuar drejt tyre.

Në vend të kësaj, këngëtarja nuk e kuptoi këtë dhe u ul në tryezën e tyre.

Dua Lipa dhe Billie Eilish

Për t’u rikuperuar nga mosmarrëveshja, këngëtarja e “Don’t Stop Now” drejtoi shpinën dhe qeshi me vete, përpara se të merrte diçka për të ngrënë nga tavolina.

Nuk u desh shumë kohë që fansat me sy shqiponjë të vunë re momentin e sikletshëm dhe të ndanë një video në rrjete sociale.

Dua Lipa dhe Billie Eilish

Që atëherë klipi ka marrë 6.5 milionë shikime në platformë, ndërsa fansat kanë ndarë edhe reagimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori