LAJMI I FUNDIT:

Moisiu: Shqiptarët kanë dy armiq (Video)

Moisiu: Shqiptarët kanë dy armiq (Video)

Afred Moisiu, ish president i Shqipërisë, në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, ka thënë se shqiptarët kanë dy armiq.

“Shqiptarët për fat të keq kanë dy armiq. Nuk e kam fjalën për armiq të fqinjëve, por e kam fjalën dy armiq si komb. Kemi varfërinë edhe injorancën, padijen edhe votën shpesh apo në shumicën e rasteve njerëzit nuk e japin për programin por e japin sepse i kanë dhënë fjalën ‘iksit’ apo ‘ypsilonit’ se janë nga filan fshati e nga filan qyteti, sepse ky është i imi, ky është i yti”, ka thënë Moisiu.


Sipas tij, pra kjo vjen pikërisht nga varfëria edhe nga injoranca sepse një njeri që është i ditur ai respekton mikun e shokun por respekton edhe qëllimin.

Mojsiu, ka deklaruar se i mbështet kërkesat e opozitës në Kosovë, por ka shtuar se nuk e di se sa janë të drejta metodat që po i përdor opozita për ta arritur qëllimin e synuar.

Sipas tij, edhe mazhoranca ka qenë e detyruar që të bëjë lëshime.

“Gjithashtu edhe mazhoranca sigurisht me sa duket ka qenë e detyruar që të bëjë disa lëshime që ska pse ti bënte por nuk mund të them dot se si ka ndodh sepse duhet më shumë transparencë , pra mungon një transparencë , unë flas si vëzhgues si vlerësues i jashtëm nuk di çka bëhet brenda varet shumë si trajtohen problemet, varet shumë si mbrohen problemet, varet shumë si argumentohen problemet sepse sigurisht që Bashkimi Evropian do që sa më parë ti zgjidh këto gjëra sepse është interes i përgjithshëm”, ka theksuar ish presidenti Moisiu.

Për t’i zgjidhur problemet, Moisiu, ka thënë se duhet vullnet i fortë politik, duke shtuar se klasa politike duhet t’i thërras mendjes e të vë së pari interesat e popullit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori