LAJMI I FUNDIT:

Moggi: Goditja më e madhe e Juventusit ishte që nuk e bleu Lukakun

Moggi: Goditja më e madhe e Juventusit ishte që nuk e bleu Lukakun

Juventusi arriti ta mposht Interin në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat 2-1. Kjo fitore i dha ‘Zonjës së Vjetër’ pozitën e parë në renditje.

Një tjetër derbi që ishte mes këtyre dy klubeve, ishte në verë për transferimin e Romelu Lukakut, që përfundoi te Interi.


U fol shumë se Interi e mposhti Juventusin, në garën për të marrë një nga sulmuesit që pritej të ishte një nga më të mirët në Itali.

Pas derbit ka folur ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, i cili i ka thumbuar drejtuesi e zikaltërve për sulmuesin belg.

“Goditja më e madhe e Juventusit këtë verë ishte që nuk e transferoi Lukakun. Gjatë verës kishte disa thashetheme se belgu mund të kalonte te Juve, ndërsa Higuain te Interi”.

“Tani të gjithë e kanë kuptuar se kush ka dalë i fituar nga kjo. Juventusi i mposhti ata brenda në ‘San Siro’, duke fituar pikërisht me një gol të Higuainit. Ata me siguri e kanë kuptuar se rruga për të garuar si të barabartë me bardhezinjtë, është ende shumë e gjatë”, ka thënë Moggi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori