Modelja dhe ylli televiziv britanik, Katie Price, raportohet se po përpiqet të sigurojë lirimin e bashkëshortit të saj, Lee Andrews, i cili ndodhet në burg në Dubai.

Sipas raportimeve, Andrews duhet të paguajë mbi 100 mijë euro për t'u liruar nga paraburgimi.


Ai aktualisht po mbahet në burgun Al Awir në Dubai për një çështje civile private dhe jo për akuzat për spiunazh që kishte pretenduar fillimisht.

Foto: Instagram

Price udhëtoi drejt Dubait këtë javë për t'u takuar me bashkëshortin e saj dhe thuhet se ka vizituar disa herë burgun në përpjekje për të përfunduar dokumentacionin e nevojshëm për lirimin e tij.

Burime pranë saj kanë deklaruar se, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, ajo dëshiron ta ndihmojë dhe të marrë përgjigje për situatën në të cilën ai është përfshirë.

Ndërkohë, Andrews besohet se i ka garantuar Katie se do të sigurojë vetë shumën e nevojshme dhe se ajo nuk do të ketë nevojë të kontribuojë financiarisht.

Mediat britanike raportojnë gjithashtu se Andrews kishte kaluar rreth tre muaj në të njëjtin burg edhe vitin e kaluar, pasi dyshohej për mashtrim financiar lidhur me një kredi hipotekare prej rreth 230 mijë eurosh, e cila pretendohet se ishte marrë duke përdorur nënshkrimin e falsifikuar të një ish-partnereje.

Katie Price

Marrëdhënia mes çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i këtij viti, kur ata bënë publike romancën e tyre dhe u martuan vetëm pak kohë pasi ishin njohur. /Telegrafi/