LAJMI I FUNDIT:

Monaco fiton me rikthim ndaj PSG-së, e njofton me humbje kampionin pas tetë fitoreve

Monaco fiton me rikthim ndaj PSG-së, e njofton me humbje kampionin pas tetë fitoreve

Edhe pse PSG e mbylli pjesën e parë me rezultat 2-0, në fund të ndeshjes u desh të pajtohet me humbje prej 3-2, pasi Monaco në pjesën e dytë u kthye në lojë.

Një ndeshje me dy fytyra, pasi pjesa e parë i takoi plotësisht PSG-së që shënoi dy herë dhe iu anuluan dy gola.


Ishte Kylian Mbappe që shënoi në minutën e 25-të për 1-0, ndërsa disa minuta më vonë nga penalltia ngriti shifrat në 2-0.

Ai shënoi edhe një herë por goli i tij u anulua për pozitë jashtë lojë, sikurse që u bë edhe me golin e Moise Kean.

Në pjesën e dytë Monaco ndryshoi fytyre, pasi hyrja në lojë e Cesc Fabregas ndryshoi lojën.

Kevin Volland shënoi dy herë në minutat 52 dhe 60 për të barazuar shifrat.

Krejt në fundin e ndeshjes Monaco fitoi penallti që e ktheu në gol Fabregas për 3-2.

PSG mbetet lider me 24 pikë, ndërsa Monaco tani ka 20 pikë. /Telegrafi/