LAJMI I FUNDIT:

Mkhitaryan sqaron përleshjen me Pepen: Deshi të më lëndojë qëllimisht

Mkhitaryan sqaron përleshjen me Pepen: Deshi të më lëndojë qëllimisht

Henrikh Mkhitaryan ka qenë protagonist në ndeshjen miqësore mes Portos dhe Romës e zhvilluar ditë më parë.

Mesfushori armen u përplas ashpër me mbrojtësin veteran portugez të Portos, Pepe.

Veterani bëri një ndërhyrje të tmerrshme, derisa Mkhitaryan u përplas me të.

Ka qenë mesfushori armen që ka sqaruar se pse erdhi deri te zënka, duke thënë se Pepe tentoi ta lëndoj.

“E them qartësisht, që Pepe nuk ka bërë një ndërhyrje të rëndë, por një ndërhyrje për të më dëmtuar dhe për këtë u acarova shumë. Unë jam një lojtar që nuk dua të humb as në stërvitje, jo më në miqësore e ndeshje zyrtare, ndaj jap gjithçka kam kur zbres në fushë”, deklaroi Mkhitaryan.

Tutje armeni ka sqaruar edhe problemin që pati me Jose Mourinhon që nga koha e Manchester Unitedit.

“Ajo që ndodhi në Manchester, mbeti atje. Unë dhe Mou u ulëm si dy njerëz të përgjegjshëm, folëm, u sqaruam dhe vendosëm të vazhdojmë të dy bashkë te Roma, për të provuar të fitojmë”.

“Karriera mbaron shpejt dhe ato që mbahen mend janë trofetë, ndaj do të provojmë të ngremë lart titullin kampion’, u shpreh armeni.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori