LAJMI I FUNDIT:

Mkhitaryan: Januzaj dhe Mourinho më bindën për Unitedin

Mkhitaryan: Januzaj dhe Mourinho më bindën për Unitedin

Mesfushori i Dortmundit ka kompletuar kalimin e tij dje.

“Jam shumë i ngazëllyer, është mundësi e madhe për mua”.

“Mourinho ishte një prej arsyeve pse zgjodha Unitedin, por edhe klubi sepse është prej klubeve më të mëdha në botë. Unë nuk kam mundur të refuzoj këtë ofertë”.


“Unë jam shumë i afërt me Adnanin. Ai është një prej shokëve të mi më të mirë dhe para se të vij këtu kam qenë në kontakt me të dhe e kam pyetur për Unitedin”.

“Unë jam i lumtur që do ta kem atë si shok këtu dhe ndihmues në hapat e parë”, potencoi Mkhitaryan. /Telegrafi/