LAJMI I FUNDIT:

Mjaftoi një njoftim në Facebook, që qindra persona të mblidhen për betejën me topa bore (Video)

Mjaftoi një njoftim në Facebook, që qindra persona të mblidhen për betejën me topa bore (Video)

Më se 300 banorë të Bristolit të Anglisë, e kanë sfiduar njëri-tjetrin në një betejë gjigante me topa bore.

Carlos Sandin është studenti nga Universiteti i Bristolit, që e krijoi një ‘event’ na Facebook’ – ku u regjistruan anëtarë dhe të interesuar për të marrë pjesë në ‘Luftën masive me topa bore’, transmeton Telegrafi.


Që aktiviteti të jetë sa më interesant, studenti i Inxhinierisë Aeronautike, kërkoi që të ndahen në dy grupe, ndërsa vendosi edhe rregulla që të mos ketë lëndime.

“Kaluam një kohë të mrekullueshme. Në dhjetë minutat e para, isha vetëm unë dhe disa shokë, pastaj u mbush me njerëz që vinin ngado” ka thënë Sandin.

Megjithëse kaluan mirë, ai thotë se më nuk do të organizojë beteja të tilla, pasi shkoi sezoni dimëror, ndërsa të mjaftoi kjo që të mbahet mend për të mirë. /Telegrafi/