LAJMI I FUNDIT:

“Mishi i dërguar në Kosovë ishte i destinuar për kafshët”

“Mishi i dërguar në Kosovë ishte i destinuar për kafshët”

Kompania belge e mishit, “Vanlommel”, mishi i së cilës ishte asgjësuar në muajin shtator të vitit 2016 nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë se ai mish ishte dërguar në Kosovë gabimisht.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Belgjikës, RTBF, menaxheri për shitje në kompaninë “Vanlommel” është arsyetuar se mishi që ishte dërguar gabimisht në Kosovë, pasi që i njëjti ishte destinuar për ushqim të kafshëve.


Kompania “Vanlommel”, ka thënë se bëhet fjalë për një gabim të pavullnetshëm dhe ka kundërshtuar çdo mashtrim.

Ndërkaq, Prokuroria e Antwerpit në Belgjikë ka njoftuar se ka nisur një hetim para tre muajve. në janar të këtij viti, për mishin e prishur që kompania “Vanlommel” kishte eksportuar në Kosovë, njofton Insajderi.

Gjithçka kishte nisur në shtatorin e vitit 2016, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dyshonte në cilësinë e 20 tonëve mish që ishin nisur nga Belgjika për në Kosovë. AUV kishte njoftuar Agjencinë Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC).

Agjencia belge kishte dërguar një inspektor në Kosovë për të kontrolluar dhe verifikuar cilësinë e mishit që kompania “Veviba” kishte tentuar të eksportonte në Kosovë.

Një sasi e konsiderueshme e mishit prej 20 tonëve, ishte konstatuar të ketë qenë e prishur.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori