LAJMI I FUNDIT:

Miqtë e partneres së Putinit, Alina Kabaeva i luten asaj që ta bindë presidentin rus t’i japë fund luftës në Ukrainë

Miqtë e partneres së Putinit, Alina Kabaeva i luten asaj që ta bindë presidentin rus t’i japë fund luftës në Ukrainë

Miqtë e partneres së Vladimir Putinit, Alina Kabaeva, po e lusin atë që të shkojë në Moskë për ta bindur presidentin rus që t’i japë fund luftës – ndërsa ajo përballet me dëbimin nga Zvicra.

“Mikeshat e Alinës po i luten që të shkoi te Putini dhe ta bindë atë të përfundojë luftën”, tha një burim për PageSix.


“Ai nuk duket se po dëgjon askënd, por ndoshta ai mund ta dëgjojë atë. Putini është i rrethuar nga unaza sigurie. Alina thotë se nuk e di nëse mund të arrijë tek ai, dhe edhe nëse e bën ajo nuk e di nëse do të jetë në gjendje të dalë përsëri për të qenë me fëmijët e tyre”, thanë burimet.

Foto: Vladimir Putin dhe partnerja e tij Alina Kabaeva/Kremlin.ru

Në fillim të këtij muaji PageSix raportoi se presidenti rus dyshohet se ka fshehur të dashurën e tij dhe fëmijët e tyre në vendin neutral evropian.

Kabaeva, një fituese e medaljes së artë olimpike, thuhet se ka katër fëmijë – dy djem dhe vajza binjake – me Putinin, 69 vjeç, megjithëse të dy nuk e konfirmuan kurrë asgjë zyrtarisht.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili na thotë se Kabaeva, 38 vjeçe besohet të ketë pasaporta me një numër emrash dhe kombësish të ndryshme.

Foto: Alina Kabaeva/Dmitry Lovetsky

“Alina mund të udhëtojë me një sërë emrash dhe pasaportash të ndryshme. Ajo fluturon me avionë privatë dhe nuk do të rrezikonte të udhëtonte me emrin e saj”, shtoi burimi.

Tutje thuhet se Kabaeva dhe fëmijët janë fshehur në një shtëpi private luksoze në pronësi të një personi besnik të Putinit pranë kufirit francez.

Ndërsa qeveria zvicerane dyshohet se nuk ka informacion të sakta nëse Kabaeva dhe fëmijët e saj me Putinin po strehohen në vend.

Ndërkohë, më shumë se 50,000 njerëz kanë kërkuar që Kabaeva dhe fëmijët e tyre të dëbohen nga Zvicra për shkak të veprimeve të Putinit.

Foto: Alina Kabaeva/Reuters

Qytetarët e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë i kanë bërë thirrje konfederatës zvicerane me një peticion në ‘Change.org’ të titulluar “ Lidhe Eva Braun me Fuhrer-in e saj ” – duke e krahasuar Kabaeva me shoqëruesen dhe gruan e Hitlerit.

Vendimi i Zvicrës për të mos qëndruar neutral dhe për të marrë një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë befasoi shumë në komunitetin ndërkombëtar.

Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi më 28 shkurt se kishte ngrirë asetet e një liste individësh dhe kompanish ruse të profilit të lartë.

Kabaeva është një nga atletet më të dekoruara në historinë e gjimnastikës, me dy medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 21 medalje të Kampionatit Evropian. Presioni ndërkombëtar po rritet për t’i hequr asaj medaljet.

Foto: Vladimir Putin dhe bashkëshortja e tij e parë Lyudmila Shkrebneva/Alamy

Kabaeva – e cila dikur quhej “gruaja më fleksibile e Rusisë” më vonë u bë deputete pro-Kremlinit për tetë vjet.

Por ndryshe nga rusët e tjerë në rrethin e brendshëm të Putinit, Kabaeva nuk është sanksionuar.

Ukrainasit bëjnë thirrje që e dashura e përfolur e presidentit rus të ekstradohet nga Zvicra
Lexo po ashtu Ukrainasit bëjnë thirrje që e dashura e përfolur e presidentit rus të ekstradohet nga Zvicra

Është raportuar gjithashtu se Putin ka fshehur gjithashtu gruan e tij të parë, ish stjuardesë Lyudmila Shkrebneva, dhe dy vajzat e tyre në një “qytet të nëndheshëm” në Siberi.

Bunkeri i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje nga një luftë bërthamore, sipas shkencëtarit politik Valery Solovey.

Vëzhguesit kanë parë ventilator në terrenin që rrethon strehën malore dhe një linjë të tensionit të lartë të lidhur me një nënstacion 110 kilovat, mjaftueshëm për të furnizuar me energji një qytet të vogël. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori