LAJMI I FUNDIT:

Miqtë e famshëm të Diddy-t që heshtën pas vendimit tronditës: Jay-Z, Beyonce, Oprah dhe të tjerë kanë ‘mbyllur gojën’

Miqtë e famshëm të Diddy-t që heshtën pas vendimit tronditës: Jay-Z, Beyonce, Oprah dhe të tjerë kanë ‘mbyllur gojën’

Pas vendimit të mërkurën në gjyqin ndaj Sean “Diddy” Combs, ku u lirua nga akuzat më serioze për shantazh dhe trafikim seksual, por u shpall fajtor për dy akuza më pak të rënda, shumë prej miqve të tij të famshëm kanë zgjedhur të heshtin.

Ndërkohë që disa, si Justin Bieber, janë distancuar publikisht, të tjerë si Jay-Z, Beyonce dhe Oprah Winfrey nuk kanë bërë deklarata zyrtare.

Jay-Z dhe Diddy kanë një miqësi të gjatë, me bashkëpunime që datojnë që nga viti 1997 dhe lidhje bamirësie që kanë vazhduar me vite, shkruan DailyMail.


Oprah, nga ana tjetër, është distancuar nga festat e Diddy-t, duke thënë se nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në to.

Supermodelja Naomi Campbell, një mike e gjatë, dhe ish-partnerja Jennifer Lopez, gjithashtu kanë heshtur për akuzat, edhe pse kanë pasur lidhje të ngushta me Diddy-n në të kaluarën.

Lil’ Kim, e cila ka pasur edhe periudha konflikti me të, po ashtu nuk ka komentuar për çështjen.

Edhe emra si Mariah Carey, Usher dhe Ashton Kutcher, që kanë pasur lidhje të veçanta personale dhe profesionale me Diddy-n, nuk kanë folur për akuza e gjyqin.

Ndërsa Diddy përballet me seancën e dënimit më 8 korrik, heshtja e miqve të tij të famshëm vazhdon të jetë një nga temat më të ndjekura në mediet rozë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Kush është gruaja e tronditur që qëndroi pranë çiftit viral? Ajo punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

Magazina
Linda Halimi mahnit me paraqitjen në bikini – publikon fotografi nga plazhi në Instagram duke treguar linjat

Linda Halimi mahnit me paraqitjen në bikini – publikon fotografi nga plazhi në Instagram duke treguar linjat

Magazina
Autorja e videos së koncertit të Coldplay flet hapur: Kushdo që përfshihet në lojëra duhet të jetë i përgatitur për pasojat

Autorja e videos së koncertit të Coldplay flet hapur: Kushdo që përfshihet në lojëra duhet të jetë i përgatitur për pasojat

Magazina
Dafina Zeqiri publikon videon emocionuese, momentet nga lindja e djalit të saj - Daskanit

Dafina Zeqiri publikon videon emocionuese, momentet nga lindja e djalit të saj - Daskanit

Magazina
Bebe Rexha rikujton fillimet e saj si tekstshkruese me këngën

Bebe Rexha rikujton fillimet e saj si tekstshkruese me këngën "Lucifer" të SHINee – 15 vite nga momenti historik

Magazina

"Është shumë e dobët… pse?", Serena Williams ndez debat në rrjete sociale me fotografitë e reja në bikini

Magazina
Kalo në kategori