LAJMI I FUNDIT:

Mino Raiola fajëson Milanin pas vërshëllimave të tifozëve drejtuar Donnarummas

Mino Raiola fajëson Milanin pas vërshëllimave të tifozëve drejtuar Donnarummas

Agjenti Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola ka fajësuar Milanin pasi portieri u bë cak i vërshëllimave të tifozëve gjatë ndeshjes Itali-Spanjë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

22-vjeçari nuk u prit mirë në San Siro kur u kthye me kombëtaren italiane për ndeshjen ndaj Spanjës.


Donnarumma u vërshëllye nga tifozët e Milanit që ngrohja deri në fund të lojës, duke shkaktuar polemika në Itali.

Portieri ndjeu presionin në humbjen 2-1 të Italisë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve kundër La Roja, duke ndezur një debat të pafund nëse tifozët e Rossonerëve duhet të kishin vërshëllyer apo jo Gigion gjatë ndeshjes me ekipin kombëtar.

Agjenti i Donnarummas, Mino Raiola ka folur për mediumin Il Corriere dello Sport duke e mbrojtur klientin e tij dhe çuditërisht goditi Milanin.

“Unë jam i neveritur për thashethemet ndaj Donnarummas dhe pyes veten pse Milani nuk ndërhyri në një farë mënyre pas atij baneri”, ka thënë fillimisht agjenti për Il Corriere dello Sport.

“Ajo që ndodhi në stadium është e trishtueshme, e çuditshme dhe e turpshme”.

“Është e çuditshme që tifozët e Milanit synojnë Donnarumma, vetëm sepse ai bëri një zgjedhje të lirë”.

“Është gjithashtu e çuditshme dhe zhgënjyese që Milani nuk u distancua nga kjo sjellje e papranueshme”.

“Italia dukej keq para të gjithë botës, unë me të vërtetë e vlerësoj gjestin e Sergio Busquets, ai e kuptoi situatën dhe atë që Gigio po kalonte”, përfundoi Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori