eksperti-banner

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, u prit edhe nga Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic.

Gjatë takimit u dha përkrahje e plotë për shtetin e Kosovës dhe mbështetje për qasjen e përbashkët zhvillimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


50601734 226368841578173 8952425665664122880 n

Gjithashtu, Ministri Beqaj gjatë ditës do të takoj edhe zëvendëskryetarin e Parlamentit, Sinisa Hajdas Donic dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh dhe Ministër i Bujqësisë, Tomislav Tolusic. /Telegrafi/