Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë “Digital Assembly 2018”, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, Mariya Gabriel.
Ministri Beqaj si pjesë e panelit “Lansimi i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor” së bashku me Komisioneren Mariya Gabriel dhe Ministrat e rajonit, ka shpalosur të arriturat dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e Agjendës Digjitale, si pjesë e procesit të WB6.
Ai në këtë forum ka folur për perspektivën ekonomike të Kosovës të bazuar në ekonominë digjitale të dijes, duke theksuar se potenciali i Kosovës për integrim në tregun global, është i madh pasi vendi ka popullatë të re dhe të shkathtë në fushën e TIK-ut dhe ofrimin e shërbimit në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.
“Ekonomia globale digjitale ofron mundësi për integrim e Kosovës në tregun global të punës. Qeveria e Kosovës teknologjinë e informacionit dhe komunikimit e konsideron si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe transformim strukturor drejt një ekonomie dhe shoqërie të bazuar në dije”, tha ministri Beqaj në “Digital Assembly 2018”.
Ai ka folur edhe për mundësitë e zhvillimit të Kosovës në sektorin e teknologjisë informative, duke theksuar se Kosova njihet si vend me penetrim të gjerë të internetit në shkallë vendi që arrin afërsisht në 88 %.
Ministri Besim Beqaj ka siguruar se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar programin e ekonomisë digjitale të Kosovës – KODE, në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Ministri Besim Beqaj gjithashtu ishte pjesë e pritjes nga Presidenti dhe Kryeministri i Bullgarisë.
“Digital Assembly” është një forum i madh vjetor që mbledh më shumë se 1,000 palë të interesuara dhe politikë-bërës të nivelit të lartë, për të debatuar politikën digjitale të BE-së dhe implikimet e zhvillimeve të fundit teknologjike dhe po mbahet në Sofje të Bullgarisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi