LAJMI I FUNDIT:

Minamino zyrtarizohet si lojtar i Monacos

Minamino zyrtarizohet si lojtar i Monacos
(Foto: Instagram/takumi18minamino_official)

Takumi Minamino e ka kompletuar transferimin te Monaco për 15.4 milionë funte (17.8 milionë euro) – 12.9 milionë funte çmimi bazë plus 2.5 milionë të tjera në formë shtesash.

Sulmuesi japonez është larguar nga Liverpooli, ndërsa me klubin nga Ligue 1 ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.

Minamino iu bashkua Redsave në janar të vitit 2020 nga Red Bull Salzburgu për 7.25 milionë funte (8.4 milionë euro).

Ai ka regjistruar vetëm 30 paraqitje në Ligën Premier në këtë periudhë, ndërsa ishte më shumë si një specialist i kupave duke luajtur rol të rëndësishëm në triumfet në Carabao dhe FA Cup (me shtatë gola të realizuar në nëntë paraqitje).

Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minamino
Lexo po ashtu Monaco arrin marrëveshje me Liverpoolin për Minamino

“Është një gëzim i madh për mua që t’i bashkohem AS Monacos. Jam i kënaqur të jem pjesë e projektit të klubit, që sapo ka përfunduar në podium (në vend të tretë) dy herë radhazi dhe është një prej kampionateve më entuziazmuese”.

“Mezi pres ta zbuloj ambientin tim të ri dhe të bëj gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar skuadrës”, ka deklaruar lojtari për asmonaco.com me rastin e nënshkrimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori