Sot (e shtunë) po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për votimin e qeverisë Haradinaj.

Shumë deputetë janë kujdesur që në këtë ditë të duken sa më bukur dhe plot stil.

Natyrisht që vëmendjen më të madhe kanë rrëmbyer deputetet femra, me sharmin edhe elegancën e tyre.

Deputetja nga koalicioni LA, Mimoza Kusari – Lila u shfaq mahnitëse në një fustan të kuq dhe setër të bardhë.

Mimoza Kusari – Lila mahnit me dukjen e saj në ngjyrën e kuqe

Jo më pak tërheqëse dukej edhe deputetja tjetër nga grupi 6+, Duda Balje, e cila tashmë shpesh bëhet temë e medieve rozë.

Balje gjithashtu kishte zgjedhur të kuqen për në seancën e sotme, ndërsa ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet mjaft elegante pranë bashkëpartiakëve të saj, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. /Telegrafi/

Duda Balje mjaft elegante në ngjyrën e kuqe