LAJMI I FUNDIT:

Milwaukee eliminon Detroitin

Milwaukee eliminon Detroitin
(Foto: Duane Burleson/Getty Images/Guliver)

Milwaukee Bucks iu bashkohet skuadrave të tjera të NBA që kanë siguruar kualifikimin në raundit çerekfinal të ‘play–offit’. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt e çoi në 4-0 rezultatin e serisë ndaj Detroit Pistons e tashmë e presin të paktën katër përballje me Boston Celtics, që eliminuan po me rezultatin 4-0 Indiana Pacers.

Reklama

Takimi i fundit i zhvilluar në “Little Caesars Arena” të Michiganit përfundoi me rezultat 104-127, ku shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, me plot 41 pikë, tri asistime dhe nëntë kërcime, ndërsa Reggie Jackson i Pistons u ndal në 26 pikë, pa mundur të bëjë më shumë për të shmangur humbjen.

NBA
Lexo po ashtu NBA

Antetokounmpo bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së që realizon mbi 40 pikë në më pak se 32 minuta në fazën ‘play off’ – transmeton SuperSport.

Nuk do të ketë duele të tjera që e mbyllin serinë me shifrat 4-0, pasi Houston Rockets e humbën sfidën e katërt ndaj Utah Jazz me rezultatin 107-91.

Skuadra nga Salt Lake City triumfoi në “Smart Home Arena” duke e shtyrë festën e Rockets, pavarësisht se James Harden realizoi 30 pikë. Më i miri i kësaj përballjeje rezultoi Donovan Mitchell me 31 pikë, i ndihmuar nga Jae Crowder e Ricky Rubio respektivisht me 23 dhe 18 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Cila skuadër i ka tifozët më të zhurmshëm në Ligën e Kampionëve - publikohet lista

Liga e Kampionëve
Si mund të dështojë transferimi i Jude Bellingham te Real Madridi

Si mund të dështojë transferimi i Jude Bellingham te Real Madridi

La Liga
Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Mendes zbulon për herë të parë se përse i ka ndarë rrugët me Cristiano Ronaldon

Ndërkombëtare
Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Zyrtare: Rummenigge rikthehet te Bayerni

Bundesliga
Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

La Liga
Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Shuma astronomike: Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Ligat tjera
Kalo në kategori