LAJMI I FUNDIT:

Milot Rashica zbulon prioritetin e tij për të ardhmen

Milot Rashica zbulon prioritetin e tij për të ardhmen

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili hyri në radarin e transferimeve të disa klubeve që synonin të dilnin kampion në Turqi, si dhe të Burnleyt nga Anglia, ka konfirmuar se prioritet i tij është të qëndrojë te Galatasaray.

Vushtrriasi që kaloi te Galatasaray nga Norëich City në ditën e fundit të afati kalimtar, arriti të fitojë në një kohë të shkurtër admirimin si të ekipit teknik, ashtu edhe të tifozëve verdhekuq.


Futbollisti 26-vjeçar, i cili thuajse rilindi pas zhgënjimit në Angli me paraqitjen e tij në Galatasaray, papritur u bë i preferuari i shumë klubeve që duan transferimin e tij.

Po shkëlqen si i huazuar në Turqi: Burnley ka marrëveshje në parim me Norwichin për Milot Rashicën
Lexo po ashtu Po shkëlqen si i huazuar në Turqi: Burnley ka marrëveshje në parim me Norwichin për Milot Rashicën

Klubi anglez Burnley së fundmi ka kontaktuar Norwich për të marrë iformacione mbi situatën e Rashicës.

Më pas ka rezultuar se disa klube që synojnë të dalin kampion në Turqi kanë kontaktuar me menaxherin e yllit kosovar dhe kanë tentuar të mësojnë për të.

Megjithatë, Rashica është shumë i kënaqur te Galatasaray dhe ka dërguar një mesazh për klubin Norwich dhe menaxherin e tij.

“Jam shumë i lumtur këtu. Jemi të fokusuar në kampionat dhe dua të kontribuoj për ekipin tim në nivelin më të lartë”.

“Prioriteti im është të qëndroj në Galatasaray. Nuk dua të vlerësoj ofertat e tjera për momentin dhe do doja një marrëveshje me Galatasaray”, ka thënë Rashica për Fanatik.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli po tentojnë të sjellin Rashicës në klub pa pritur përfundimin e sezonit.

Mësohet se shifra e llogaritur e transferimit është rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori