LAJMI I FUNDIT:

Milito: Lautaro është një lojtar i nivelit të lartë, ai ka ende shumë për të dhënë

Milito: Lautaro është një lojtar i nivelit të lartë, ai ka ende shumë për të dhënë

Diego Milito vlerësoi cilësitë e yllit të Interit, Lautaro Martinez dhe beson se sulmuesi ‘ka ende shumë për të dhënë’ në karrierën e tij.

Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas ka ruajtur formën e tij mbresëlënëse këtë sezon, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë dy asistime në 18 ndeshje në Serie A dhe Ligës së Kampionëve. Në verë, ai u bë kapiten i klubit pas pensionimit të Samir Handanovic.


Lautaro është një nga qendërsulmuesit më të mirë në Evropë dhe Interi tani po planifikon t’i ofrojë argjentinasit një kontratë të re afatgjatë, duke mbrojtur yllin e tyre. Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2026 dhe vlen rreth 6 milionë euro neto në sezon.

Duke folur për DAZN, Milito së pari diskutoi rritjen e Lautaro dhe aftësitë e tij si një sulmues i kalibrit botëror.

Lautaro në rrugë për t'u bërë golashënuesi më i mirë i Interit brenda një viti kalendarik
Lexo po ashtu Lautaro në rrugë për t'u bërë golashënuesi më i mirë i Interit brenda një viti kalendarik

“Të gjithë e kemi parë, po flasim për një top lojtar. Besoj se ka ende shumë për të dhënë, ai u tregua si lojtari që është dhe nuk kisha asnjë dyshim se do të arrinte këtë nivel. Ai di si të përshtatet me shokët e tij. Ai shkoi shumë mirë me Lukakun dhe tani të shohim edhe me Thuramin”, ka thënë fillimisht Milito.

“Shpresoj që të dy mund të shënojnë shumë gola. Jam shumë i lumtur që e shoh ku është në këtë moment sepse e njoh që fëmijë. Ai më zëvendësoi në Racing në ditën e debutimit të tij, me të vërtetë më bën shumë të lumtur ta shoh atë në këtë nivel”.

“Më bën përshtypje mendja e tij, dëshira e tij për të vazhduar rritjen dhe arritjen e objektivave. Këta kampionë të mëdhenj nuk janë kurrë të kënaqur. Vitin e kaluar arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, fitoi Kupën e Botës dhe pas atij Botërori po bën gjëra të jashtëzakonshme”.

“Unë e shoh atë si të pjekur. Shiriti i kapitenit sigurisht të jep diçka më shumë, por ai ndihet i rëndësishëm në ekip dhe në klub. Ai luan siç po e shohim ne, ai është pika e referimit për këtë Inter që nuk bën dot pa të”, përfundoi argjentinasi.

Në muajt e fundit, Lautaro ka tërhequr interesin e klubeve të ndryshme kryesore në mbarë Evropën, si dhe klubeve të mbështetura nga qeveria në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori