LAJMI I FUNDIT:

Militao i Realit, mungon vetëm nënshkrimi?

Militao i Realit, mungon vetëm nënshkrimi?
Eder Militao (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Eder Militao është një nga mbrojtësit me rritjen më të madhe në vitin e fundit dhe fal paraqitjeve të mira ka arritur të tërheq vëmendjen e Real Madridit.

Sipas Marcas, Los Blancos kanë arritur një marrëveshje me Porton për sigurimin e shërbimeve të 21-vjeçarit.


Që braziliani të bëhet lojtar i Realit mungon vetëm nënshkrimi i kontratës, gjë që pritet të ndodhë në vazhdim.

Eder Militao në tentim për të ndalur Edin Dzekon gjatë ndeshjes Roma-Porto në Olimpico (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Aktualisht lojtari ka një klauzolë largimi 50 milionë euro, por ajo mund të rritet në ditët e para të afatit kalimtar deri në 75 milionë.

Militao i është bashkuar klubit portugez në verën e 2018 nga Sao Paulo dhe deri më tani është paraqitur në 27 ndeshje, ku ka shënuar dy gola.

Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre
Lexo po ashtu Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre

Roli i tij primar në fushë është qendërmbrojtës, por mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendre.

Për ata ka shfaqur edhe Manchester Unitedit nga Liga Premier. /Telegrafi/