LAJMI I FUNDIT:

Militantët brohorasin parreshtur Albin Kurtin (Video)

Militantët brohorasin parreshtur Albin Kurtin (Video)

Kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës se sotme paraqiti platformën e tij për kryetar të Lëvizjes.

Më shumë se tre minuta simpatizantët e Albin Kurtit, duartrokitën e brohoritën për të, përderisa ngjitej në skenë për paraqitjen e platformës së tij para anëtarëve të kësaj partie.


Ndërsa, ky tubim u injorua nga anëtarët e partisë të shumtë në numër të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje nga postet brenda partisë.

Por, ai nuk ka lënë pa përmendur të dorëhequrin nga kryesia Visar Ymeri, për të cilin ka thënë se ka dhënë kontribut të pa mohueshëm në Vetëvendosje.

“Visar Ymeri është një personalitet që i nevojitet Vetëvendosjes, ai prej fillimi ka dhënë kontributin e tij të pa mohueshëm. Kontributi i tij për Vetëvendosjen është i nevojshëm, unë e kamë çmuar vlerësimin dhe mendimin e tij gjithnjë”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/