LAJMI I FUNDIT:

Milionat e Conor McGregor – si e ka bërë pasurinë irlandezi që i tha lamtumirë UFC-së

Milionat e Conor McGregor – si e ka bërë pasurinë irlandezi që i tha lamtumirë UFC-së
Conor McGregor (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor i ka thënë lamtumirë ‘Tetëkëndëshit’ mëngjesin e të martës, mirëpo ai ka fituar shumë para gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij sporti luftarak.

Irlandezi, i cili punonte si hidraulik para se të merrej me arte të përziera marciale (MMA), aktualisht ka një pasuri në vlerë prej afro 85 milionë eurosh. Këto para i ka fituar nga duelet e zhvilluara në kuadër të UFC-së, meçi i boksit ndaj Floyd Mayweather, si edhe fushatat e shumta reklamuese.

Në fillet e karrierës së tij, në skenën irlandeze të MMA, ai përfitonte vetëm 100 euro nga një duel. Ndërsa kur u inkuadrua në UFC në prill të vitit 2013, Conor përfitoi 66.760 euro nga dueli me Marcus Brimage, të cilin edhe e mposhti.

Conor McGregor (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Përfitimet e tij filluan të rriteshin, ashtu që në shtator të vitit 2014 mori 178.000 euro pas meçit ndaj Dustin Poirier. Triumfi ndaj Chad Mendes në Las Vegas, në korrik 2015, i solli gjysmë milioni dollarë (443.000 euro).

Ndërsa duelet kundër Nate Diaz ishin më fitimprurësit. Nga dueli i parë fitoi 968.000 euro, kurse nga rimeçi që ishte edhe humbja e tij e parë në ‘Tetëkëndësh’, përfitoi dy milionë euro. Të njëjtën shifër e mori edhe pasi e mposhti Eddie Alvarezin në Madison Square Garden.

Dueli i boksit ndaj Floyd Mayweather ishte më fitimprurësi në karrierën e tij (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Pastaj, për një kohë, McGregor u largua nga ‘Tetëkëndëshi’ për të hyrë në ring, në duelin e shumëpërfolur me Floyd Mayweather, i cili ishte një prej meçeve me më së shumti përfitime. Irlandezi e humbi atë përballje, mirëpo përfitoi 100 milionë dollarë (88.5 milionë euro).

Të gjitha lajmet nga Conor McGregor
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

Humbja nga kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, që shënoi edhe rikthimin e tij në UFC, i solli përfitime prej (2.6 milionë euro).

Krahas përfitimeve nga duelet, ai ka siguruar të hyra edhe nga reklamat, ndërsa sipas Forbes, deri në vitin e kaluar i kanë sjellë përfitime prej 12.4 milionë euro. Burger King, Beats by Dre, Monster Energy, David August, BSN, Anheuser-Busch (që e prodhon Budweiserin), HiSmile e Betsafe – janë disa prej kompanive me të cilat bashkëpunon McGregor. Vetëm nga reklamimi i Burger Kingut, ai ka përfituar rreth gjysmë milioni dollarë (443.000 euro).

Njëherësh, ai e ka themeluar edhe kompaninë e tij të uiskit, Proper No. 12. Edhe pse është raportuar se nuk po arrin të ketë përfitime nga ky investim, vet Conor e ka thënë të kundërtën.

McGregor e ka themeluar kompaninë e tij të uiskit (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Ndryshe, McGregor i befasoi tifozët e UFC-së të martën duke njoftuar se po pensionohet nga MMA. “Përshëndetje të gjithëve, një njoftim i shpejtë, nga sot kam vendosur të pensionohem nga sporti i njohur formalisht si artet e përziera marciale. Iu uroj të gjithë kolegëve të mi sukses në të ardhmen në këtë garë”, ka shkruar irlandezi në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori